“TURP PËR JU!” LULJETA ISAKU “SHPARTALLON” LATIF ARIFIN TË VLEN-IT NË KOMENTE: “KENI FYER HISTORINË TONË”

Reagimi i përfaqësuesit të VLEN-it, Latif Arifi, kundër Top Channel dhe skeçit satirik që ironizonte vlen, ka shkaktuar përplasje të forta në rrjetet sociale.

Por komenti që mori më shumë vëmendje ishte ai i Luljeta Isakut, e cila i është kundërpërgjigjur ashpër Arifit publikisht.

“Portokallia në këtë rast nuk ka fyer shqiptarët. Keni fyer ju, keni denigruar historinë tonë, keni përbaltur dëshmorët dhe keni mbyllur rrugët e ndritura të kombit. Turp për ju!”, shkroi ajo.

Komenti u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale, me shumë qytetarë që e konsideruan si një nga reagimet më të forta ndaj tentativës së VLEN-it për ta paraqitur skeçin humoristik si “sulm ndaj shqiptarëve”.

Ndërkohë, videoja satirike e “Portokallisë” vazhdon të qarkullojë masivisht online, sidomos pjesa ku ironizohet servilizmi politik dhe heshtja ndaj goditjeve ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Back To Top