Umejr Muhamedi: Hoxha është ministër i keq dhe nuk e respekton flamurin e Maqedonisë

Aktivisti Umejr Muhamedi ka kritikuar ministrin e Ekologjisë, Muhamet Hoxhaa, duke e akuzuar për performancë të dobët në detyrë dhe duke ngritur pretendime edhe për qëndrimin e tij ndaj flamurit të Maqedonisë.

Në një postim në Facebook, Muhamedi e krahasoi ministrin me aktivistin dhe gazetarin maqedonas Vidinovski, për të cilin tha se jep kontribut në mbrojtjen e mjedisit dhe respekton flamurin e Maqedonisë, por nuk mban post shtetëror dhe nuk merr pagë nga buxheti.

“Përderisa ata që vërtet e duan shtetin nuk vijnë në pushtet, vështirë se diçka do të ndryshojë në shtet”, shkroi Muhamedi, duke shprehur kritika ndaj mënyrës së ushtrimit të pushtetit dhe përzgjedhjes së njerëzve në pozita institucionale.

Back To Top