Votoi apo nuk votoi, Izet Mexhiti!?Ju tha “pështyma në gojë” nga pyetja e moderatorit!

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë gjatë një interviste televizive lidhur me ligjin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, i cili e ndau popullsinë në rezidentë dhe jorezidentë.

Moderatori e pyeti qartë nëse ai kishte votuar apo jo për këtë ligj, i cili në atë kohë shkaktoi reagime të shumta, veçanërisht nga diaspora shqiptare.

Edhe pse në vitin 2021 Mexhiti ishte ndër zërat kritikë ndaj këtij ligji dhe kundërshtonte ndarjen e qytetarëve në kategori të veçanta, në intervistë ai nuk dha një përgjigje të prerë “po” ose “jo”.

Hezitimi për t’u përgjigjur ka ngjallur reagime në opinion, duke rikthyer dilemat mbi qëndrimin e tij të atëhershëm dhe rolin konkret në votimin e një ligji që vazhdon të mbetet temë debati në publik.

Back To Top