🔴 A po hyn “Bota Serbe” edhe në kulturën e funksionarëve të VLEN-it?

Debati rreth pjesëmarrjes së dy drejtorëve, bashkëshortëve Mustafa Imeri dhe Teuta Imeri, në koncertin e këngëtarit serb Zdravko Çoliq, vazhdon të ngjallë reagime në opinion.

Sipas reagimit të BDI-së, kanë kaluar dy ditë nga publikimi i rastit, por ende nuk ka asnjë sqarim apo reagim publik nga dy funksionarët. Nga kjo parti vlerësojnë se heshtja lë hapësirë për pikëpyetje dhe kërkojnë përgjegjësi publike.

BDI pretendon se, ndërsa me fonde publike organizohen aktivitete dhe koncerte me artistë shqiptarë, për argëtimin personal të funksionarëve të VLEN-it zgjidhen koncerte me këngëtarë serbë. Sipas tyre, kjo paraqet një standard të dyfishtë që duhet të sqarohet para qytetarëve.

Në reagimin e saj, BDI përdor edhe një gjuhë politike, duke pyetur nëse “Bota Serbe” po depërton jo vetëm në sektorë të caktuar institucionalë, por edhe në kulturën dhe mendësinë e funksionarëve të VLEN-it.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Mustafa Imeri, Teuta Imeri dhe VLEN nuk kanë dhënë një reagim publik lidhur me këto pretendime.

Back To Top