🔴 Ambasada Amerikane në Shkup veçon Liridona Beqirin, pjesë e programit prestigjioz IVLP në SHBA!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka veçuar Liridona Beqirin në një publikim të saj, duke njoftuar për pjesëmarrjen e saj në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve të Lidershipit (IVLP), një nga programet e njohura amerikane për shkëmbim ndërkombëtar.

Beqiri, së bashku me Boris Shambevskin, iu bashkua një grupi të rinjsh nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara patën mundësinë të takohen me përfaqësues amerikanë nga institucionet qeveritare, shoqëria civile dhe sektori privat.

Në kuadër të këtij programi, pjesëmarrësit u njohën nga afër me çështjet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në SHBA, duke përfshirë zhvillimet në nivel federal, shtetëror dhe lokal.

Përmes këtij shkëmbimi, pjesëmarrësit patën mundësi të fitojnë përvoja të reja, të krijojnë kontakte ndërkombëtare dhe të njihen më thellë me funksionimin e institucioneve amerikane.

Në fund të publikimit, Ambasada Amerikane uroi Liridona Beqirin dhe Boris Shambevskin për përfshirjen në rrjetin global të ish-pjesëmarrësve të programit IVLP.

Back To Top