🔴 BDI: AdnanSinani, njeriut i afërt i Izetit, lidhet me kompaninë që fitoi 3.4 milionë euro nga Çairi

Shkup, 12 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me kontratat publike të fituara nga kompania NUM CONSTRUCTION LTD, duke ngritur dyshime serioze për mënyrën se si kjo kompani, e themeluar vetëm në korrik të vitit 2024, ka arritur të sigurojë tenderë në vlerë prej mbi 3.4 milionë euro nga Komuna e Çairit, përcjellë gazeta KOHA.

Në reagimin e saj, BDI thekson se dokumentet e publikuara tregojnë se bëhet fjalë për katër tenderë të mëdhenj të fituar nga kjo kompani, dy gjatë mandatit të ish-kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe dy gjatë mandatit të Visar Ganiut.

“Publikimi i djeshëm ngriti dyshime serioze lidhur me mënyrën se si një kompani e themeluar vetëm në korrik të vitit 2024 ka arritur të sigurojë kontrata publike në vlerë prej mbi 3.4 milionë euro nga Komuna e Çairit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia opozitare vlerëson se shqetësimi shtohet nga fakti se Adnan Sinani, i cili sipas tyre njihet në opinion si pjesë e rrethit më të afërt të Izet Mexhitit, lidhet drejtpërdrejt me adresën nga e cila operon kompania.

“Ajo që e bën rastin edhe më shqetësues është fakti se Adnan Sinani, i cili në opinion njihet si pjesë e rrethit më të afërt të Izet Mexhitit, lidhet drejtpërdrejt me adresën nga e cila operon kjo kompani. Pikërisht për këtë arsye, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë të plotë dhe përgjigje të qarta”, deklaron BDI.

Në reagim, partia shtron një sërë pyetjesh publike, duke kërkuar sqarime nga institucionet dhe palët e përfshira: “Kush e rekomandoi këtë kompani?”.

“Si është e mundur që një kompani e themeluar rishtazi të fitojë brenda një periudhe të shkurtër kontrata publike me vlerë prej mbi 3.4 milionë euro? A kanë ekzistuar lidhje personale, familjare, biznesore apo politike që kanë ndikuar në këto procese?” Pse e njëjta kompani ka qenë përfituese e kontratave milionëshe si gjatë mandatit të Visar Ganiut ashtu edhe gjatë periudhës së Izet Mexhitit?”. BDI kërkon gjithashtu përfshirjen e institucioneve kompetente në zbardhjen e rastit.

“A do të hapin procedurë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria Publike dhe institucionet e tjera kompetente për të verifikuar të gjitha rrethanat e këtij rasti?”, thuhet në reagim.

Sipas partisë, çdo dyshim për favorizim duhet të sqarohet plotësisht. “Duhet të eliminohet çdo dyshim për favorizim të njerëzve të afërt me pushtetin. Sa më i afërt të jetë përfituesi me qendrën e vendimmarrjes, aq më i lartë duhet të jetë standardi i transparencës”, thekson BDI.

Në fund, partia u bën thirrje institucioneve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të pavarura.

“Prandaj, BDI u bĂ«n thirrje institucioneve kompetente qĂ« tĂ« veprojnĂ« pa vonesĂ« dhe tĂ« hetojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur tĂ« gjitha aspektet e kĂ«tyre kontratave”, thuhet nĂ« reagim. “ParatĂ« e qytetarĂ«ve nuk janĂ« pronĂ« private e askujt. Çdo euro duhet tĂ« jetĂ« e justifikuar dhe çdo dyshim duhet tĂ« marrĂ« pĂ«rgjigje”, pĂ«rfundon reagimi i BDI-sĂ«. (koha.mk)

Back To Top