🔴 Cim Peka: Prokuroria e Kosovës ka hapur hetim ndaj Adnan Azizi dhe VLEN!

Në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, gazetari dhe moderatori Çim Peka ngriti pretendime se nga Zyra e bashkëkryetarit të VLEN-it, Izet Mexhiti janë përdorur IP adresa për të sulmuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe LDK-në, duke thënë se për këtë çështje po zhvillohen hetime nga Prokuroria e Kosovës, përcjell Gazeta Flaka.

Sipas Pekës, një nga adresat e dyshuara të sulmeve lidhet edhe me IP adresën e, shiç tha ai, shefit të kabinetit të Mexhitit, Adnan Azizi.

“Ka pretendime, dhe për këtë po heton Prokuroria e Kosovës… një nga adresat e sulmeve është edhe me IP adresën e Adnan Azizit,” deklaroi Peka gjatë emisionit, duke shtuar se rasti, sipas tij, është tashmë në hetim zyrtar.

Në lidhje me këto pretendime, kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami, tha se për herë të parë po dëgjon për një çështje të tillë dhe se do ta trajtojë seriozisht.

“Për herë të parë dëgjoj dhe si një nga udhëheqësit e VLEN-it do ta konsideroj seriozisht këtë që e thoni ju… ne në asnjë mënyrë nuk jemi për denigrimin e oponentëve politikë,” u shpreh Kasami.

Në deklarimet e tij, Kasami theksoi se pavarësisht mbështetjes politike që VLEN ka shprehur për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, formacioni që ai përfaqëson nuk mbështet, sipas tij, asnjë formë të sulmeve apo denigrimit politik ndaj kundërshtarëve.

Emisioni u transmetua nĂ« Syri TV tĂ« ShqipĂ«risĂ«, njĂ« media e njohur pĂ«r qĂ«ndrimet e saj opozitare ndaj qeverisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. 

Duhet theksuar që partitë oponente, më herët, kanë akzuar partinë e Mexhitit dhe Kasamit për fabrikim të lajmeve të rrejshme, madje, është lakuar edhe emri i Adnan Azizit si person që qëndron prapa disa mediave online dhe që po i përdor për denigrim të oponentëve politik. Ishte Arben Taravari që deklaroi që Izet Mexhiti e mori me vete pjesën më të keqe të BDI-së, dhe se propaganda e zezë ka kaluar në VLEN.

Back To Top