Vendimi në „Drisla“ demaskon pafuqinë e VLEN-it: VMRO-DPMNE merr gjithçka, partnerët mbeten spektatorë!
SHKUP — Një tjetër dokument zyrtar nxjerr lakuriq pafuqinë totale të koalicionit VLEN në menaxhimin e Qytetit të Shkupit. Vendimi i fundit për emërimin e drejtorit të ri në Ndërmarrjen Publike „Drisla“ konfirmon se VLEN-i nuk ka asnjë “takat” dhe asnjë peshë vendimmarrëse përballë partnerit të tyre të koalicionit, VMRO-DPMNE.
Sipas aktit zyrtar të nënshkruar nga Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Ѓorѓievski, në krye të NP „Drisla“ është emëruar Stefçe Trpkovski — ish-kryetar i Komunës së Sopishtës nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Pse ky vendim është goditje për VLEN-in?
Zero ndikim në ndërmarrjet strategjike: Resortet kryesore dhe ndërmarrjet me buxhete milionëshe po ndahen ekskluzivisht për kuadrot e VMRO-DPMNE-së, duke i lënë eksponentët e VLEN-it jashtë çdo aksioni real.
Tregues i pafuqisë politike: Publikimi i këtij dokumenti dëshmon se pretendimet e VLEN-it për “faktoritë” në kryeqytet janë thjesht stoli politike pa asnjë mbulesë administrative.
Thyerje e premtimeve elektorale: Përballë çdo vendimi kadrovik në Shkup, koalicioni VLEN po pohohet si palë dytësore që vetëm vulos vendimet e marra nga tjerët.
Ky dokument shërben si dëshmi e qartë se në Qytetin e Shkupit, VLEN-i mbetet pa fuqi, pa poste kyçe dhe pa asnjë ndikim në udhëheqje.
