Koordinatori i AKI-së, Selami, ka ndërmarrë një iniciativë konkrete për mbështetjen dhe shpërblimin e sportistëve që përfaqësuan me sukses vendin në Lojërat Mesdhetare të zhvilluara në Taranto.
Pas ngritjes së iniciativës për shpërblimin e sportistëve medalistë, Selami është kontaktuar nga Kryetari i Qytetit të Shkupit, i cili e ka informuar se propozimi është pranuar dhe se do të mundësohet realizimi i mbështetjes materiale për sportistët.
Në kuadër të kësaj nisme, bëhet fjalë për katër sportistë që kanë arritur rezultate të rëndësishme në Lojërat Mesdhetare:
🥈 Rexhep Ajdari – medalje e argjendtë
🥈 Fati Vejseli – medalje e argjendtë
🥉 Ahmad Magomedov – medalje e bronztë
🥉 Veronika Konseviq – medalje e bronztë
Sipas njoftimit, sportistët duhet t’i dorëzojnë të dhënat e tyre personale në Arkivin e Qytetit të Shkupit, në mënyrë që të procedohet realizimi i mbështetjes materiale.
Iniciativa vlerësohet si një hap konkret në drejtim të mbështetjes së sportistëve dhe njohjes së rezultateve të tyre, ndërsa Selami ka përcjellë urime për medalistët dhe sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare.
“Edhe nga opozita bëhet punë, kur përgjegjësia merret me përkushtim”, është mesazhi i përcjellë nga Selami pas pranimit të iniciativës nga Qyteti i Shkupit.
