Shkup – Ministrja e Financave ka dalë me akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtorit Rexhep Memedi, duke kërkuar sqarime urgjente për mënyrën e punësimit të 50 personave pa kontrata të rregullta.
Sipas saj, situata është e papranueshme dhe kërkon përgjegjësi të menjëhershme institucionale, pasi ekzistojnë dyshime se këta persona janë futur në punë pa bazë ligjore dhe pa dokumentacion të rregulluar.
“Drejtori duhet të japë llogari se si u punësuan 50 persona pa kontrata dhe kush e ka marrë këtë vendim,” është shprehur ministrja, duke theksuar se nuk mund të tolerohen praktika të tilla në administratë.
Ajo ka kërkuar gjithashtu sqarim se kush i ka informuar këta persona se do të marrin paga, pavarësisht mungesës së kontratave, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe të dëmshme për besimin publik.
Rexhep Memedi ende nuk ka reaguar publikisht lidhur me akuzat, ndërsa pritet që çështja të marrë epilog institucional në ditët në vijim.
