Shkruan Bujar Osmani:
Sot zhvilluam një takim shumë të rëndësishëm me kongresistin Amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën. Diskutuam për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, për sfidat ndaj demokracisë multietnike dhe për rëndësinë e ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit si themel i paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit. Theksuam se respektimi i plotë Marrëveshjes së Ohrit nuk është vetëm çështje e brendshme politike, por interes strategjik për stabilitetin e rajonit dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
