🔴 Saliu: Pse Zeqirija Ibrahim nuk e këndoi himnin në konventën e VLEN-it?

Gazetari Saliu ka ngritur një pyetje publike ndaj kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahim, lidhur me mospjesëmarrjen e tij në interpretimin e himnit gjatë konventës së fundit të koalicionit VLEN.

Përmes një postimi me tone ironike në rrjetet sociale, Saliu shkroi: “Zeqo, pse nuk e këndove himnin mbrëmë? A i keni nda detyrat? Tenorët vetëm në Kuvend performojnë?”, duke e shoqëruar reagimin me emoji qeshjeje.

Ky koment vjen pas paraqitjeve të mëhershme të Zeqirija Ibrahimit në Kuvend, ku ai është komentuar shpesh për mënyrën e interpretimit të himnit. Me këtë postim, Saliu aludon se Ibrahim këtë herë zgjodhi të mbetet në rolin e spektatorit, pa u përfshirë në këndimin e himnit në konventën e VLEN-it.

Back To Top