Në një moment kur vëmendja e shqiptarëve është e përqendruar te zhvillimet në Hagë dhe procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Tetovë programi festiv vijon me aktivitete kulturore dhe koncertin e Karolina Gocevës.
Në Hagë, në kuadër të aktiviteteve të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së, është përkujtuar edhe figura e Mujdin Aliut, ndërsa në Tetovë organizimet e parapara nga pushteti lokal vazhdojnë me programin e “Bashkim-Vëllazërimit”.
Ky kontrast ka nxitur reagime dhe kritika në opinionin shqiptar, veçanërisht ndaj funksionarëve të VLEN-it dhe drejtimit të Komunës së Tetovës.
Kritikët shtrojnë pyetjen nëse, në një ditë kaq të ndjeshme për shqiptarët, institucionet shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhej të kishin përcjellë një mesazh më të qartë solidariteti për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin në Hagë.
Për mbështetësit e kësaj qasjeje, çështja nuk lidhet me koncertin apo artisten, por me mesazhin simbolik dhe prioritetet institucionale në një moment të ndjeshëm për shqiptarët.
