Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Osmani, duke iu referuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka deklaruar se pret drejtësi për ta, duke i cilësuar si çlirimtarë të Kosovës dhe simbol të kauzës për liri.
“Nesër presim drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ata janë dhe do mbeten çlirimtarët e Kosovës dhe simbol i një kauze të drejtë: lirisë”, ka shkruar Osmani.
Mesazhi i tij vjen në prag të zhvillimeve të radhës lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.
