Luboteni u mashtrua, rrugën e shtroi vetë! A do ta pësojë njësoj edhe Bërvenica?

Në prag të zgjedhjeve të nesërme në Bërvenicë, kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për VMRO-DPMNE-në, duke premtuar ndërtimin e objekteve, parqeve dhe projekteve të tjera me mbështetjen e buxhetit qeveritar.

Por ky premtim rikthen në vëmendje rastin e Lubotenit të Shkupit, ku banorëve iu premtua asfaltimi i rrugës, por pas zgjedhjeve projekti mbeti i parealizuar. Në fund, qytetarët u detyruan ta shtrojnë rrugën me iniciativën dhe mjetet e tyre.

Tash mbetet të shihet se si do t’i vlerësojnë qytetarët e Bërvenicës premtimet e fundit dhe nëse do të kërkojnë garanci për realizimin e projekteve të paralajmëruara.

Back To Top