Dauti: “Mezi presin një lëshim teknik për t’i përjashtuar shqiptarët nga çdo konkurs!”
Deputetja Ilire Dauti ka reaguar lidhur me eliminimin e shqiptarëve nga Komisioni parlamentar për Emërime, duke ngritur shqetësime për trajtimin e kandidatëve shqiptarë në proceset e përzgjedhjes.
“Mezi presin një lëshim teknik për të përjashtuar shqiptarët nga çdo konkurs, përderisa kandidatët maqedonas në shumë raste mbulohen dhe asistohen për t’i shtyrë përpara”, është shprehur Dauti.
Ajo ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si po trajtohen kandidatët shqiptarë, duke e krahasuar atë me mbështetjen që, sipas saj, u ofrohet kandidatëve maqedonas në proceset e konkurrimit.
Reagimi i Dautit rikthen në vëmendje çështjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe barazinë në procedurat për emërime dhe konkurse publike.
