Dimitrievski ofendon shqiptarët, Sulejmani i buzëqesh!
Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, është shfaqur duke buzëqeshur përballë Maksim Dimitrievskit, pavarësisht deklaratave dhe ofendimeve të këtij të fundit ndaj shqiptarëve.
Në vend të një qëndrimi të qartë dhe kërkesës për llogaridhënie, takimi është shoqëruar me buzëqeshje, duke ngritur pikëpyetje për qëndrimin e ministrit ndaj deklaratave që kanë prekur shqiptarët.
Dimitrievski ofendon, ndërsa Sulejmani buzëqesh – një pamje që sigurisht nuk do të kalojë pa reagime.
