TCH: Egjipti shpalli organizatë terroriste forumin në Maqedoni, që drejtohet nga Muhamet Murtezi
Egjipti ka shpallur organizata terroriste 35 institucione dhe shoqata islamike që veprojnë në disa vende të Evropës, mes tyre edhe Forumin Rinor Islamik në Maqedoninë e Veriut, që sipasTop Channel, drejtohet nga Muhamet Murtezi.
Sipas vendimit të Gjykatës Penale të Kajros, në listën e organizatave terroriste janë përfshirë edhe 36 individë. Vendimi është marrë më 10 nëntor 2026 dhe parashikon që klasifikimi të jetë në fuqi për pesë vjet.
Muhamet Murtezi aktualisht është kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit e cila drejtohet nga izet mexhiti ndërsa në zgjedhjet lokale të tetorit 2025 ishte pjesë e listës së këshilltarëve të VLEN-it në këtë komunë.
Sipas Top Channel, vendimi bazohet në ligjin egjiptian për listimin e organizatave terroriste dhe parasheh pasoja si ngrirja e aseteve, ndalimi i financimit dhe kufizimi i aktiviteteve të organizatave të përfshira.
Shënim: Klasifikimi është vendim i autoriteteve gjyqësore egjiptiane dhe nuk nënkupton automatikisht se organizatat janë shpallur terroriste edhe nga institucionet e Maqedonisë së Veriut apo Bashkimit Evropian.
