Paraqitja e Bekim Qoku në një iftar të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik dhe në rrethin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Në fotografitë dhe pamjet e publikuara nga ky aktivitet, në mesin e të pranishmëve u pa edhe ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, i cili u shfaq pranë figurave të tjera politike si Azir Aliu dhe vetë Qoku. Kjo paraqitje ka ngritur pyetje nëse bëhet fjalë për një takim të zakonshëm gjatë muajit të Ramazanit, apo për një sinjal politik që po reflekton lëvizje dhe afrime të reja brenda skenës politike shqiptare.
Në rrjetet sociale dhe në qarqe politike po shtrohet dilema: a po përballet Bekim Qoku me mungesë aktivistësh, apo në rrethin e tij po mblidhen figura që më parë janë akuzuar për “tradhti” politike ndaj liderëve të tyre, si Ziadin Sela, Arben Taravari dhe së fundmi Arben Fetai.
