🔴 Osmani nga takimi me kongresmenin amerikan: Stabiliteti i rajonit lidhet me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Shkruan Bujar Osmani:

Sot zhvilluam një takim shumë të rëndësishëm me kongresistin Amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën. Diskutuam për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, për sfidat ndaj demokracisë multietnike dhe për rëndësinë e ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit si themel i paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit. Theksuam se respektimi i plotë Marrëveshjes së Ohrit nuk është vetëm çështje e brendshme politike, por interes strategjik për stabilitetin e rajonit dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Back To Top