Flamuri shqiptar mungon në Tetovë, ndërsa në fushatë nga VLEN kërkohej “sa më lart”, prej kujt frikësohen sot?

Mungesa e flamurit shqiptar në një aktivitet të mbajtur në Tetovë ka nxitur reagime në opinion, veçanërisht për shkak se në të njëjtin tubim ishte e pranishme edhe u.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Kritikët kujtojnë se gjatë fushatës zgjedhore përfaqësues të VLEN-it kërkonin që flamuri shqiptar të vendosej “sa më lart”, duke e përdorur këtë si një nga mesazhet kryesore politike. Megjithatë, në aktivitetin e fundit në Tetovë, mungesa e simbolit kombëtar shqiptar ka hapur debat për mospërputhjen mes deklaratave të dikurshme dhe veprimeve të sotme.

Prania e u.d. Presidentes së Kosovës e ka bërë edhe më të dukshme këtë çështje, ndërsa në opinion po shtrohet pyetja: nëse dikur kërkohej me ngulm ngritja e flamurit shqiptar, pse sot ai mungon edhe në ngjarje ku marrin pjesë përfaqësues të lartë shqiptarë?

Back To Top