Reformë në BDI Çair: 70% emra të rinj, mbi 7 doktorë shkencash dhe rol më i madh për gratë!

Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i BDI-së në Çair solli ndryshime të rëndësishme në strukturat drejtuese, me fokus te modernizimi, përfshirja dhe përfaqësimi cilësor.

Në përbërjen e re janë përfshirë mbi (7) shtatë doktorë shkencash, si dhe shumë magjistra e profesionistë nga fusha të ndryshme, duke forcuar profilin intelektual të degës.

Procesit zgjedhor i parapriu një reformë organizative, ku rreth 70% e kryetarëve të nëndegëve janë emra të rinj, me energji dhe ide të reja.

Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së Çair shënoi edhe rritje të përfaqësimit të grave në organet drejtuese.

Strukturat e zgjedhura përfshijnë Kryesinë e Degës, sekretariatet, Këshillin Mbikëqyrës dhe Komitetin e Veteranëve, duke kombinuar përvojën me profesionalizmin dhe përfaqësimin gjithëpërfshirës.

Me këtë përbërje, BDI Çair synon të forcojë organizimin e brendshëm dhe të avancojë rolin e ekspertizës, të rinjve dhe grave në vendimmarrje.

Back To Top