Aktivisti Umejr Muhamedi ka shprehur vlerësim të lartë për ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas paraqitjes së tij në emisionin “Politikantët”.
Përmes një reagimi publik, Muhamedi tha se e ka ndjekur me vëmendje Osmanin në debat, duke theksuar se është impresionuar nga paraqitja e tij.
“Po e ndjek Bujar Osmanin në emisionin ‘Politikantët’ dhe sinqerisht jam i mahnitur. Duke lënë mënjanë gjithçka tjetër, Bujar Osmani është bindshëm politikani aktiv më i mençur në Maqedoni”, ka shkruar Muhamedi.
Vlerësimi i Muhamedit e pozicionon Osmanin si një nga figurat më të spikatura të skenës politike, duke vënë në pah aftësitë e tij në argumentim dhe komunikim publik.
