Sportisti nga Studeniçani, Fati Vejseli, është nderuar për suksesin e tij të jashtëzakonshëm në Lojërat Mesdhetare në Taranto, ku arriti të fitojë medaljen e argjendtë.
Me këtë rast, Abazi i ndau një mirënjohje Vejselit, duke vlerësuar rezultatet e tij dhe kontributin që ky sukses përfaqëson për komunitetin dhe vendin.
“Sot pata kënaqësinë t’i ndaj një mirënjohje sportistit tonë, Fati Vejseli, për suksesin e tij të jashtëzakonshëm në Lojërat Mesdhetare në Taranto, ku u stolis me medaljen e argjendtë”, u shpreh Abazi.
Ai theksoi se suksesi i Vejselit është një moment krenarie për të gjithë Studeniçanin dhe vendin, ndërsa sportistit i uroi suksese të mëtejshme në karrierën e tij.
“Urime Fati! Vazhdo të na bësh krenarë!”, ishte urimi i Abazit për sportistin.
