Edhe pse një nga premtimet e pushtetit ka qenë kufizimi dhe mbyllja e pikave të bixhozit pranë institucioneve dhe hapësirave publike, realiteti në terren duket krejt ndryshe.
Në autobusët e transportit publik në Shkup po shfaqen reklama të kompanive të bixhozit, duke e bërë këtë formë reklamimi të dukshme për mijëra qytetarë që përdorin transportin publik çdo ditë.
Në vend që të zvogëlohet ekspozimi ndaj bixhozit, ai po shfaqet edhe në hapësira publike dhe mjete që përdoren nga qytetarë të të gjitha moshave.
Kjo ngre një pyetje të drejtpërdrejtë: A ishte ky premtimi për “mbylljen” e bixhozit, apo po shkojmë drejt promovimit edhe më të madh të tij?
Premtimet ishin për kufizim. Pamjet nga autobusët flasin për diçka krejt tjetër.
