Ali Ahmeti, Kurtit: Me çështje të larë me gjak nuk bëhet majtap, po dëmtohen të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit

Кryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Ahmeti thotë se “dua të ndaj një shqetësim që mbrëmë kam përjetuar me shumë pezm: prononcimin e Albin Kurtit në televizionin e Kosovës rreth statusit të gjuhës shqipe këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është një çështje që nuk duhet të më shqetësojë vetëm mua, por është një shqetësim kombëtar që të gjithë bashkë ta mendojmë dhe porosi të delegojmë jo vetëm tek Albin Kurti, por tek çdo institucion si në Shqipëri, si në Kosovë, ashtu edhe tek VLEN-i, se me çështje të ndjeshme, me çështje që janë larë me gjak, nuk bëhet majtap”.

Ahmeti totë se ca prej nesh në Shkup, por edhe në Prishtinë dhe Tiranë, me vetëdije ose jo, po ja bëjnë argatin të së keqes; ndoshta nga mungesa e informacionit të mirëfilltë, ndoshta edhe të informuar me qëllim gabimisht ose, larg qoftë, edhe me agjendë partiake, po i dëmtojnë të arriturat kombëtare.

Back To Top