Analiza profesionale: Mbi 14 mijë qytetarë në protestën studentore.

Analiza profesionale e fotografive ajrore dhe e sipërfaqes së mbuluar nga masa protestuese tregon se në protestën e studentëve kanë marrë pjesë mbi 14 mijë qytetarë.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve të analizës së turmave, protestuesit kanë mbushur disa nga pikat kryesore të qendrës së Shkupit, ndërsa fluksi i pjesëmarrësve ka vazhduar gjatë gjithë tubimit.

Pjesëmarrja masive po interpretohet si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare të viteve të fundit, me dominim të të rinjve, studentëve, grave dhe familjeve.

Mesazhi kryesor i protestës ishte mbrojtja e gjuhës shqipe, barazisë dhe marrëveshjes së Ohrit.

Back To Top