Protesta studentore po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha qytetare. Sipas organizatorëve, deri më tani mbi 4 mijë gra janë regjistruar për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar.
Prania masive e grave po shihet si mesazh i qartë se protesta do të jetë paqësore, dinjitoze dhe qytetare, larg çdo tentative për tension apo politizim.
“Kur nënat, motrat dhe vajzat dalin në mbrojtje të së ardhmes, kjo nuk është më vetëm protestë — është ndërgjegje qytetare”, thonë organizatorët.
Pritet që numri i pjesëmarrësve të vazhdojë të rritet në orët dhe ditët në vijim.
