Arta Bilalli Zendeli ka reaguar me tone të ashpra ndaj pushtetit, duke theksuar se vrulli rinor dhe kombëtar nuk mund të korruptohet me statuse dhe propagandë politike.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka renditur një sërë premtimesh që, sipas saj, kanë mbetur të parealizuara, si 10.000 euro për çdo qytetar, krijimi i një banke shqiptare, themelimi i një akademie shqiptare, ndryshimet kushtetuese para zgjedhjes së Qeverisë, emërimi i një ministri shqiptar të Punëve të Brendshme dhe 2.500 punësime.
Bilalli Zendeli ka shprehur gjithashtu shqetësimin për, siç shkruan ajo, zbehjen e të drejtave të shqiptarëve, duke përmendur gjuhën shqipe, flamurin kombëtar, balancuesin, parimin Badinter, Marrëveshjen e Ohrit, përfaqësimin institucional dhe perspektivën evropiane.
“Nuk e korruptoni dot vrullin rinor e kombëtar me statuse Ju Vlen-Karakamishiane. Mjaft më! Rinia në këmbë”, ka shkruar Arta Bilalli Zendeli në reagimin e saj publik.
