Igor Filkov e injoron hapur VLEN dhe sfidon publikisht përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri, duke refuzuar kategorikisht që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.
Me deklaratën se “çështja është e mbyllur”, Filkov dërgon mesazhin se qëndrimet dhe kërkesat e VLEN-it nuk kanë asnjë peshë për të.
Ky qëndrim ka nxitur reagime dhe pyetjen kryesore: a do të ketë dikush nga VLEN që do t’i kundërvihet ministrit të Drejtësisë për këtë refuzim të hapur ndaj një të drejte që prek drejtpërdrejt studentët dhe juristët shqiptarë?
