Dy vetura digjen në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair, zjarri shuhet nga zjarrfikësit

Dy vetura digjen në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair, zjarri shuhet nga zjarrfikësit

Dy vetura u përfshinë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Xhon Kenedi”, në komunën e Çairit në Shkup.

Sipas informacioneve fillestare, zjarri shpërtheu rreth orës 04:00. Në vendngjarje intervenuan ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, të cilat arritën ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet kompetente pritet të kryejnë hetimet për të përcaktuar rrethanat që çuan në përfshirjen e automjeteve nga flakët.

Back To Top