Jon Selimi: “Një ministër e larguam, nuk e kemi problem ta largojmë edhe tjetrin”

Studenti i Fakultetit Juridik, Jon Selimi, ka paralajmëruar se studentët nuk e përjashtojnë mundësinë e rikthimit në protesta nëse nuk ka përgjigje konkrete për kërkesën që provimet profesionale të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe.

Nuk është çudi që të bëjmë përsëri protestë. Një ministër e larguam, nuk e kemi problem ta largojmë edhe tjetrin. Fillimisht do të presim përgjigje dhe do të shohim çfarë hapash do të ndërmarrin institucionet, pastaj mund të organizohemi sërish”, deklaroi Selimi.

Më 7 gusht, një nga nismëtarët e procesit, Mevlan Ademi, së bashku me kryetarin e Parlamentit Studentor të UEJL-së, Besjan Rexhepi, ridorëzuan kërkesën që studentët shqiptarë të kenë mundësi t’i japin provimet profesionale edhe në gjuhën e tyre amtare.

Sipas tyre, studentët shqiptarë nuk duhet të diskriminohen, por duhet të kenë mundësi të barabarta për t’u arsimuar, për t’u certifikuar dhe për të ushtruar profesionin e tyre në vendin e vet.

Lidhur me këto kërkesa, TV21 u përpoq të marrë një qëndrim nga ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, por deri në publikimin e lajmit nuk mori përgjigje.

Back To Top