Koci: Familjarët janë detyruar të paguajnë 2,800 euro për bartjen e tre kufomave nga Maqedonia e Veriut në Kosovë

Avokati kosovar Arianit Koci ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik në segmentin e autostradës Shkup-Bllacë, ku humbën jetën tre persona.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka bërë të ditur se është angazhuar si avokat i familjarëve të viktimave, Ejup Tërnavës, Xhenet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit duke kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, raporton IndeksOnline.

Ai ka ngritur disa pyetje lidhur me sigurinë e segmentit, i cili sipas tij ishte zyrtarisht i mbyllur për qarkullim, por nuk ishte i bllokuar fizikisht.

Back To Top