Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në hyrje të Haraçinës, ku është plagosur këngëtari i njohur shqiptar Aziz Murati.
Sipas informacioneve të para, në drejtim të Muratit është shtënë me armë zjarri. Këngëtari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Burime pranë ngjarjes bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Aziz Muratit është stabile dhe ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, autoritetet kompetente pritet të zbardhin rrethanat e plota të incidentit, përfshirë motivin e mundshëm dhe identitetin e personit apo personave të përfshirë në të shtënat.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim.
