Përfundon murali për katërshen e UÇK-së, Musmurati: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar për përfundimin e një murali të ri në kryeqytet, i cili i kushtohet kujtesës, sakrificës dhe luftës për liri.
Në përmbylljen e këtij murali, bashkë me Musmuratin kanë marrë pjesë edhe drejtori i Kulturës, Isah Mustafa dhe artistja me nofkën OrangeGirl.
Vepra përmban katër portrete të krerëve të UÇK-së, që sipas Musmuratit, përfaqësojnë pjesë të historisë së Kosovës, nga uniforma dhe lufta për liri, te angazhimi për ndërtimin e shtetit dhe pavarësinë e vendit.
Ajo ka treguar se teli në mural simbolizon kufizimin dhe izolimin, ndërsa zogjtë mbi të përfaqësojnë lirinë.
“Prishtina kujton. Prishtina pret. Kosova pret kthimin e çlirimtarëve”, ka shkruar Musmurati.
