Mesazh i fortë nga Shkupi: Bojkotohet shtabi i VV-së, Kurtit i vendosen posterat “Mos e shkel gjakun e lirisë”
Shtabi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup është përballur me kundërshtime, pasi mbi fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë vendosur postera me mbishkrimin “Mos e shkel gjakun e lirisë”.
Veprimi ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë interpretuar si një mesazh politik ndaj Kurtit dhe aktivitetit të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut.
Posterat u vendosën drejtpërdrejt mbi fotografinë e Kurtit në ambientet e shtabit, duke e kthyer ngjarjen në temë diskutimi mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të kësaj force politike. Deri më tani nuk dihet se kush qëndron pas këtij aksioni simbolik, ndërsa reagimet vazhdojnë të shtohen.
