Ndërron jetë 107-vjeçari Ibush Ademi nga Serava, banori më i moshuar në Maqedoni

Ndërron jetë 107-vjeçari Ibush Ademi nga Serava, banori më i moshuar në Maqedoni

Është ndarë nga jeta në moshën 107-vjeçare Ibush Ademi nga lagjja Serava e Çairit, i njohur si banori më i moshuar në Maqedoni.

Lajmi ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe banorët e Çairit, të cilët e kujtojnë Ibush Ademin si një njeri të urtë, të respektuar dhe dëshmitar të më shumë se një shekulli histori.

Gjatë jetës së tij, ai u bë simbol i jetëgjatësisë në vend. Vetëm pak muaj më parë, Ibush Ademi tërhoqi vëmendjen edhe si votuesi më i moshuar në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. (RADIO NACIONAL⁠)

Me ndarjen e tij nga jeta, lagjja Serava dhe Komuna e Çairit humbin një prej banorëve më të veçantë, ndërsa kujtimi për të do të mbetet i gjallë te të gjithë ata që e njohën.

Ngushëllime të sinqerta familjes Ademi, të afërmve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe.

Back To Top