Shkup – Dhjetëra punëtorë të angazhuar në Spitalin e Fëmijëve në Shkup po përballen me pasiguri të madhe në vendin e punës, pasi sipas informacioneve, vazhdojnë të punojnë pa kontrata të rregullta pune dhe pa marrë pagat e merituara për periudha të caktuara.
Të revoltuar nga situata, ata paralajmërojnë organizimin e protestave nëse institucionet kompetente nuk gjejnë një zgjidhje urgjente për statusin e tyre. Punëtorët kërkojnë sistemim të përhershëm, kontrata pune dhe pagesën e të gjitha detyrimeve të prapambetura.
Në qendër të kritikave është drejtori i spitalit, Rexhep Memedi, i cili vjen nga radhët e VLEN.
Punonjēsit shprehen se presin nga menaxhmenti dhe Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrin hapa konkretë për zgjidhjen e problemit.
Sipas punëtorëve, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh në ditët në vijim, protestat do të jenë hapi i radhës për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.
