Saliu: O VLEN, E di që jeni të kapur, por burgu është për burra, o djelmosha! Mos u tutni, se liderë po i thoni vetes.

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN, duke i bërë thirrje publike që të reagojnë ndaj deklaratave të kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, të cilat sipas tij kanë karakter politik.

Në një reagim publik, Saliu ka kritikuar heshtjen e përfaqësuesve të VLEN-it, duke i sfiduar që të dalin dhe të përgjigjen publikisht.

“O #VLEN, kur kryetari i Gjykatës Kushtetuese jep deklaratë politike, dilni e përgjigjuni o VLEN. E di që jeni të kapur, por burgu është për burra, o djelmosha! Mos u tutni, se liderë po i thoni vetes”, ka shkruar Saliu.

Deklarata e gazetarit vjen në një moment kur në skenën politike në vend po zhvillohen debate dhe përplasje të shumta mes partive dhe institucioneve lidhur me rolin e institucioneve kushtetuese dhe deklaratat e zyrtarëve të tyre.

Back To Top