“Shqiptarët presin, Çairi pret”: BDI nis numërimin për kthimin e Çlirimtarëve nga Haga

Dega e BDI-së në Çair ka nisur numërimin për kthimin e Çlirimtarëve nga Haga, duke shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Shqiptarët presin. Çairi pret. Liria ka emër 🇦🇱”, thuhet në mesazhin e publikuar nga BDI Çair.

Numërimi simbolik vjen në të njëjtën frymë me numërimin e nisur në Kosovë për kthimin e Çlirimtarëve, ndërsa në Çair mesazhi është shoqëruar me simbolikën kombëtare dhe thirrjen për të pritur rikthimin e tyre.

Back To Top