🔴 I njëjti projekt, dy zëvendësministra, dy shifra: 5 milionë € apo 10 milionë €? Kush po gënjen?

Për të njëjtin projekt në të njëjtin qytet, dy zëvendësministra të Qeverisë kanë dalë me dy shifra krejtësisht të ndryshme për vlerën e investimit, duke ngritur pikëpyetje te qytetarët.

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, në deklarimin e saj e prezantoi projektin si investim në vlerë prej 5 milionë eurosh.

Ndërkohë, zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, edhe pse dikasteri i tij nuk ka kompetenca direkte për këtë projekt, në publikimin e tij në Facebook deklaroi se bëhet fjalë për një investim prej 10 milionë eurosh.

Për më tepër, në këtë ngjarje në Strugë mori pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, ndërsa mbetet e paqartë se në çfarë cilësie ishte i pranishëm dhe çfarë roli kishte në promovimin e këtij projekti.

Pyetja që kërkon përgjigje mbetet: A është investimi 5 milionë euro apo 10 milionë euro?

I njëjti projekt, i njëjti qytet, por dy versione të ndryshme nga përfaqësues të qeverisë. Qytetarët presin sqarim të plotë dhe transparencë për vlerën reale të investimit.

Back To Top