🔴 Më pak se 24 orë nga promovimi, treni urban përballet me dështimin e parë: mbetet pa energji elektrike dhe bllokohet para Lisiçes!

Më pak se 24 orë pas promovimit të trenit urban, kanë nisur edhe problemet e para. Treni që sonte në orën 20:12 u nis nga Zelenikova drejt Shkupit, mbeti pa furnizim me energji elektrike para stacionit të Lisiçes dhe për rreth gjysmë ore qëndroi i bllokuar në shina.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë, treni nuk mund të vazhdonte përpara dhe as të kthehej prapa. Pasagjerët, ndërkohë, nuk kishin mundësi të zbrisnin, pasi treni ndodhej në një pjesë të paarritshme të hekurudhës, larg stacioneve.

Sipas informacioneve të fundit, furnizimi me energji elektrike po rikthehet gradualisht dhe treni ka nisur të lëvizë ngadalë.

Udhëtimi që sipas planit duhej të zgjaste rreth 25 minuta, për pasagjerët u shndërrua në një pritje dhe vonesë prej rreth 40 minutash.

Promovimi sapo ka përfunduar, ndërsa treni urban tashmë po përballet me problemin e parë serioz.

Back To Top