Fatmir Limaj vendos slloganin e PDK-së në rrjetet sociale
Fatmir Limaj i ka habitur ndjekësit në rrjetet sociale pasi në profilin e tij është shfaqur slogani i Partia Demokratike e Kosovës, duke forcuar edhe më shumë sinjalet për afrimin mes tij dhe PDK-së.
Ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi lideri i Nismës deklaroi publikisht mbështetjen për PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, duke e cilësuar bashkëpunimin si të rëndësishëm për zgjedhjet e 7 qershorit.
