Meta del nga qelia për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij

Kreu i Partisë së Lirisë, njëherë edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, i cili ndërroi jetë një ditë më parë. Kreu i PL-së takoi banorët e mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rexhep Metës.

Në këtë ceremoni marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ish-deputeti Lefter Maliqi, botuesi Fahri Balliu dhe të tjerë.

Meta la ambientet e burgut “313” nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve, sot në orën 07:00 të mëngjesit, për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Rexhep Meta.

Leja e përkohshme iu dha për t’i mundësuar pjesëmarrjen në ceremoninë mortore familjare, ndërsa gjatë gjithë kohës ai shoqërohet nga efektivë të Policisë së Burgjeve, sipas procedurave ligjore në fuqi.

Back To Top