Takim krenarie: Ambasadori Meidani mirëpret kampionët e mundjes nga Shkupi

Ambasadori Meidani zhvilloi një takim të veçantë me sportistët dhe trajnerët e Klubit të Mundjes “Shkupi”, të cilët u kthyen nga Kampionati Europian me medalje dhe rezultate të shkëlqyera.

Gjatë takimit, ai i përgëzoi për suksesin e arritur, duke vlerësuar përkushtimin, disiplinën dhe sakrificat që qëndrojnë pas çdo medaljeje. Sipas tij, këta sportistë janë shembull i punës dhe përfaqësimit dinjitoz të sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Mundësit e “Shkupit” vazhdojnë të sjellin krenari për qytetin, sportin shqiptar dhe mbarë vendin, duke dëshmuar se me punë dhe përkushtim mund të arrihen rezultate të mëdha në skenën europiane dhe më gjerë. 🏅🤼‍♂️🇦🇱✨

Back To Top