Haradinaj: Qytetarët e Anamoravës e dinë kush punon e kush mashtron
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dërguar një mesazh të qartë politik nga Anamorava, duke theksuar se qytetarët e këtij rajoni e dinë mirë dallimin mes atyre që punojnë dhe atyre që, sipas tij, jetojnë me premtime boshe.
“Anamorava e di dallimin mes atyre që punojnë dhe atyre që jetojnë me premtime, nuk i fal mashtruesit”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Artanës ta kthejnë zhgënjimin në besim, duke mbështetur Aleancën dhe kandidatin e saj, Ardian Gjinin.
Sipas Haradinajt, koha ka ardhur që Anamorava të zgjedhë njerëzit e punës dhe të japë mbështetje për vizionin që Aleanca ofron për të ardhmen e Kosovës.
#Aleanca128
