A ia kërkoi Mexhiti Gjorgjievskit tabelën në shqip?” – Murtezi e kritikoi, sot shfaqen bashkë në Çarshi
Muhamed Murtezi kishte reaguar më herët ashpër ndaj mungesës së gjuhës shqipe në tabelat e mirëseardhjes në Shkup, duke kërkuar që drejtuesit e VLEN-it dhe përfaqësuesit e saj në institucionet përkatëse të insistojnë për korrigjimin e këtij gabimi dhe vendosjen e mesazhit të mirëseardhjes edhe në gjuhën shqipe.
Por sot, Murtezi dhe lideri i tij partiak, Izet Mexhiti, u shfaqën krah për krah me kryetarin e Shkupit, Orce Gjorgjievski, në Çarshinë e Vjetër, ku u zbulua një pllakë përkujtimore.
Gjorgjievski, në postimin e tij, e cilësoi Çarshinë si “një nga simbolet më të vlefshme të identitetit të qytetit”, ndërsa theksoi rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe identitetit të Shkupit.
Ndërkohë, mbetet pyetja ironike: a e shfrytëzoi Izet Mexhiti këtë takim me Orce Gjorgjievskin për t’i kërkuar edhe tabelën e mirëseardhjes në shqip – për të cilën Muhamed Murtezi kishte reaguar më herët?
