Ish-këshillkoordinuesi i Izet Mexhitit në Austri, Mevludin Zendeli: VLEN tradhtoi ndryshimin!

Mevludin Zendeli, ish-këshillkoordinues i Izet Mexhitit në Austri, ka dalë me kritika të ashpra ndaj koalicionit VLEN, duke deklaruar se pritjet për ndryshim nuk janë realizuar dhe se është zhgënjyer nga qeverisja.

Sipas Zendelit, ai ka dhënë kontributin maksimal gjatë fushatës, me bindjen se do të silleshin ndryshime konkrete për shqiptarët në fusha si përdorimi i gjuhës shqipe, arsimi, përfaqësimi në polici, ushtri, gjyqësor, punësimet dhe infrastruktura. Megjithatë, ai thotë se pas tetë muajsh në qeveri ka kuptuar se premtimet nuk janë përmbushur.

Në reagimin e tij, Zendeli ka kritikuar edhe Mustafa Dautin, për të cilin thotë se para zgjedhjeve kërkonte vazhdimisht takime, ndërsa pas zgjedhjeve e ka injoruar. Ai e akuzon Dautin se nuk ka qenë aktiv për komunën e Likovës dhe se ka punuar vetëm për karrierën dhe interesat personale.

Në fund, Zendeli thekson se shqiptarët kanë nevojë për një ndryshim të ri, me njerëz të rinj dhe pa interesa personale, duke shtuar se politika duhet t’i shërbejë qytetarëve dhe jo karrierave individuale.

Back To Top