Shkruan Arbër Ademi:
Ju kujtohen me siguri sloganet e tyre:
“po vjen era shtet”,
“rrini rahat”,
“rrini rahat se ka kush kujdeset për shqiptarët”,
“rrini rahat se sot shqiptarët janë në pushtet”,
“do ta avancojmë gjuhën”,
“do ta heqim formulimin 20%”…
Por ndërkohë që shqiptarëve u premtonin gjithçka, vetë u rehatuan në kolltuqe si humbës, pa takat dhe pa zë. Sot, derisa ata heshtin, Darko Kostadinovski flet edhe në emër të tyre.
Madje jo vetëm që heshtin, por prej dy vitesh e mbrojnë me zell. Për ta rikujtuar: në seancën e 59-të të Kuvendit, më 9 korrik 2025, VLEN u vu në mbrojtje të Kostadinovskit duke votuar për ta hequr, në mënyrë të paligjshme, pikën e rendit të ditës për interpelancë ndaj tij.
Aq shumë e mbrojnë, sa nuk lejojnë as të diskutohet përgjegjësia e tij. Prandaj Kostadinovski vazhdon të shkelë Kushtetutën dhe ligjet.
Por përgjegjësisë nuk mund t’i ikni.
Mjaft më!
