Arrestohet ish drejtori i doganave Stefan Bogoev

Drejtoria për Polici Financiare, në koordinim mit Prokurorinë Themelore Publike, sot ka realizuar një aksion ku janë ndaluar katër persona të dyshuar për keqpërdorime të supozuara lidhur me një procedurë tenderimi që buron nga Drejtoria e Doganave.

Sipas informacioneve të para, në mesin e të arrestuarve është edhe ish-drejtori i Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev, ish-nënkryetar i LSDM-së dhe ish-kryetar i Komunës së Karposhit.

Në mesin e personave të përfshirë në këtë aksion është edhe Aleksandar Spirkovski, me vendbanim në Prilep.

Të dyshuarit, sipas informacioneve, ngarkohen për keqpërdorime, malverzime financiare dhe dyshime për paligjshmëri lidhur me një procedurë të furnizimit publik.
Institucionet kompetente për momentin nuk japin më shumë detaje, ndërsa pritet që gjatë ditës Drejtoria për Polici Financiare dhe Prokuroria Themelore Publike të dalin me informacione shtesë për rastin dhe për dyshimet konkrete. (Alsat-M)

Back To Top